– Our Farm –
– History –
Our Farm
– History –
Zahire është zinxhir dyqanesh me produkte organike tradicionale, të prodhuara në mënyrë artizanale.
Zahire e ka nisur aktivitetin në fillim të vitit 2018-të me dyqanin e parë tek “Sheshi Wilson” duke vijuar me dyqanin e dytë tek Rezidenca “Kodra e Diellit” 1 .
Idea e krijimit të këtij aktiviteti erdhi si dëshirë për të mbështetur fermerët vendas dhe konkretisht fermën e zhvilluar nga krijuesit e Zahire-së në vendin e quajtur “Luadhi i Çelos”, Pogradec.
-Sa të sigurtë jemi ne për produktet që tregu na ofron dhe cfarë përzgjedhim për trupin tonë?
Kjo pyetje ka qenë pika kyçe që na ka orientuar drejt hapjes së dyqanit.
Zahire ka zgjedhur shportën e përditshme me produktet e fshatit si qumështi i freskët nga lopë Xhersi, racë kjo që ka marrë popullaritet nga prodhimtaria e lartë e qumështit të pasur me 5.5 % deri në 7 % yndyrë. Ky qumësht është i jashtëzakonshëm për përpunimin dhe zënien e kosit të shtëpisë, salcës dhe gjizës.
Zogjtë e fermës, të mbarështuar në natyrë të cilët ushqehen ne gjendje të lirë me insekte, fara, bar, rrënjë, lule dhe fruta, si dhe vezët që janë burim i rëndësishëm i proteinave.
Produktet organike të Zahire-së janë rezultat i kutivimit të tokës pa plehra kimike, pesticide dhe ilaçe toksike, prodhuar tradicionalisht dhe në mënyra të qëndrueshme, pa modifikime gjenetike.
-Po ju ku e merrni bukën?
Zahire Organik Market, aty do të gjeni bukën e gjyshes me miell gruri, misri, tërshërë dhe thekër, buke te bëra me drithëra të fermës, të ardhura me brumin e vet.
Zahire ka një gamë të gjerë të produkteve nga të gjitha trevat shqiptare, ku zënë një vënd të rëndësishëm produktet si trahana, petka, rosnica, të bëra në mënyrë artizanale me grurë vendi dhe farë dajthi.
Misioni yne sot!
Të edukojmë mënyrën e të ushqyerit shëndetshëm dhe plot shije. Të mësojmë fëmijët me dieta organike për një trup dhe mendje të bukur, si dhe të ofrojmë për të gjithë klientelen shqiptare produkte tradicionale, që sjellin në kujtesë ushqimet e shijshme të gjysheve dhe nënave.
A ka më të mirë se specat e kuq të marinuar gjatë dimrit, për të shoqëruar gjellët e ngrohta, si fasulet?
Zahire në ambientet e saj ofron gogozharet dhe turshitë nga perimet e shumëllojshme, ku përfshihen, specat me lakër, domate me lakër, turshi panxhari, lakër arme, lakër dhe brokoli.
Janë shoqërueset më të mira gjatë ditëve të ftohta të dimrit, kur ulemi pranë zjarrit për një vakt dreke.
Gjithësecili prej nesh e gjen veten në ëmbëlsinë e frutave sidomos kur ato janë kthyer në komposto apo reçel. Një variant fantastik për të shoqëruar nje fetë bukë gruri apo për të ëmbëlsuar miqtë kur na urdhërojnë.
Në Zahire do të gjeni variacione të reçelit të qershisë, kumbullës dhe fikut, si dhe komposto të ndryshme të prodhuara nga fshatarët e zonës së Tushemishtit.
Gjithashtu nga “ Luadhi i Çelos” ofrohen rakia e rrushit dhe manit, mjalti shumëlulesh dhe mjalti i gështenjës.
Ju ftojmë të vizitoni dyqanet e Zahire Organik, për të përjetuar vërtetë aromën dhe ndjesinë e shtëpive të gjysheve, për të përjetuar fëmijërinë e bukur me shijen e bukës në dorë dhe pamjes mahnitëse që na ofron fshati me produktet e tokës së vet.
– Gallery –
– Products –
Gallery
– Products –

Pure Olive Oil
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Grapes
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Olive-Pomace
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Apple
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Light Olive Oil
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Cheese
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Strawberry
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.

Milk
Its delicious smooth blend and various varieties seductively charm you at the start of your day.
Kontakt
Rrjetet Sociale
Copyright ©2019 All rights reserved Sophie Caffe | Designed by InfinitDev