Karriera
Bëhu pjesë e Sophie Caffe! Bëhu pjesë e zhvillimit profesional të vetvetes nëpërmjet Nesh!
Sophie e ka nisur rrugëtimin e saj me një staf fillestar prej 13 vetash, ndërkohë sot numëron plot 200 të rinj të cilët punojnë cdo ditë me përkushtim për të ofruar shërbim dhe cilësi produkti. Pjesa më e madhe e personelit tonë ka një jetëgjatësi në Kompani prej një mesatare 3-4 vite, sigurisht që pjesë e jona është edhe stafi i fillimit me një periudhë 6-vjecare. Në gjithë këtë hark kohor Sophie ka kontribuar në ndërtimin profesional të stafit që në momentin kur ata i janë bashkuar rrugëtimit tonë. Jo të gjithë kanë pasur eksperiencën e duhur, për disa të tjerë ka qenë puna e parë dhe për ata që kanë pasur eksperienca të mirëfillta, i janë bashkangjitur fazës së trajnimeve të vazhdueshme për t’u zhvilluar mbi bazën e tre shtyllave kryesore që Sophie mbështetet që në zanafillën e saj: Komunikim\\ Cilësi produkti\\ Pastërti Ambjenti. Pas gjithë përcjelljes së informacionit tek stafi, trajnimet teorike dhe trajnimet në terren, komunikimin e vazhdueshëm dhe workshop-et e ndryshme, fshihet një punë e jashtëzakonshme nga ana e administratës për t’i ofruar punonjësve të saj zhvillim profesional.
Por cfarë është zhvillimi profesional i stafit?
Sukses për ne nuk është hapja e ambjenteve fizike edhe pse në një hark kohor prej 6 vitesh ne jemi zhvilluar në 22 pika Sophie, suksesi jonë më i madh i atribuohet stafit dhe zhvillimit të tyre profesional. Zhvillim nënkupton vetpërmirësim të vazhdueshëm në çdo post pune që Sophie ofron, duke u rritur gradualisht në nivele të ndryshme.
Në Kompaninë tonë askush nuk qëndron në të njëjtin post pune, nëse ju shfaqni performancë në punë, seriozitet, përkushtim, jetëgjatësi dhe dashamirësi atëherë aty është gjithmonë dikush për tju vlerësuar, për të vënë në dukje performancën tuaj dhe për tju ofruar rritje të përgjegjësive në nivele menaxhimi dhe administrimi rajonal.
Sophie është një kompani me një strukturë korrekte e cila ndahet në departamente si:
- Burimet Njerëzore
- Zhvillimi i Trajnimeve të Stafit të Ri
- Marketingu dhe Mediat Sociale
- Eventet\\ Cattering
- Financa
- Teknika
- Logjistika e Transportit dhe Shpërndarjes së mallrave
- Prodhimi\\ Kuzhina Sophie
Pra nësë bëhesh pjesë e Kompanisë sonë ke mundësi që një punë të thjeshtë ta kthesh në një punë me perspektivë, në një punë që ke mundësi të shpalosësh pasionin dhe dëshirat për t’u vetzhvilluar dhe për të marrë përgjegjësi në menaxhimin e pikave ose në administrimin e Departamenteve që Sophie mbulon.
Bëhu pjesë e Sophie, përfito një eksperiencë të jashtëzakonshme, zhvillohu me ne!
– Meet Us –
Meet Us
Kontakt
Rrjetet Sociale
Copyright ©2019 All rights reserved Sophie Caffe | Powered by InfinitDev