Bohemian

Palase

AFËR DETIT, AFËR…BOHEMIAN SOPHIE PALASË

Kur afron vera gjëja e parë që na vjen në mend është se ku do t’i kalojmë pushimet këtë vit. Riviera Shqiptare   është atraksioni primar kur bëhet fjalë për t’u arratisur disa ditë nga i nxehti i kryeqytetit.
Syri i Kaltër, Gjipe, 3 ishujt Ksamil, Borsh e shumë vende të tjera janë destinacionet më të preferuara për turistët, jo vetëm shqiptar por edhe të huaj. 

Prej disa kohësh pjesë e këtyre destinacioneve fantastike është edhe Palasë , lokalizuar midis perlave të Shqipërisë, Dhërmiut dhe Llograsë

Rreth Nesh

Palasa është një pikë e cila tërheq vëmendjen e pushuesve për pamjen fantastike , qetësinë dhe kenaqësive që të ofron bregdeti, shijimi i rrezeve të diellit dhe shoqëria e mirë, por  mungonte diçka…një pije për të freskuar ditët e nxehta të verës. Për këtë sigurisht që ka menduar Sophie. Që prej vitit 2018 ne vijmë me Bohemian Sophie Palasë, çdo sezon vere me një Beach Bar të karakterizuar nga stili i veçantë Bohemian. I ndodhur shumë pranë bregut të detit , Bohemian Sophie ofron për ju jo vetëm produkte që do ju shoqërojnë nën zhurmën fantastike të dallgëve në breg , por edhe aktivitete plot argëtim dhe muzikë. Fruits Day , Fair Day, Muzikë Live e shumë evente të tjera ofrohen për të gjithë pushuesit e Palasës, momente që do të mbesin gjatë në memorien tuaj.

 Nuk keni pse mendoheni shumë për të rezervuar pushimet tuaja, Palasa   është vendi i duhur dhe Bohemian Sophie, zgjedhja perfekte!