Në qendër të Pazarit të Vjetër ndodhet « Bohemian Sophie Korçë », e cila është pjesë e rrjetit të madh « Sophie Caffe ».
« Bohemian Sophie Korçë » vjen me një stil të vecantë, jo vetëm kafeteri , por edhe me sektor akomodimi ku do të gjeni dhoma me hapësira të bollshme, wi-fi, televizor, mini bar si dhe, një pamje të mrekullueshme nga dritaret ku shfaqet mrekullisht Pazari i vjetër . Një arkitekturë bohemiane unike, staf mikpritës dhe i kulturuar, larmishmëri produktesh dhe street party-t kryesisht gjatë periudhave festive, ju japin një arsye më shumë për të kaluar fundjavën tuaj në Korçë dhe pse jo të shfrytëzoni ambientet tona për të shijuar atmosferen « Boheme » që Sophie ofron.
Sophie ju pret në Korçën e bukur !