Dëshira jonë është të gjendemi gjithmonë sa më pranë kafedashësve tanë kudo që ata ndodhen. Një objektiv i cili sapo është bërë i prekshëm në territorin e Kosovës.
Që prej 30 dhjetorit 2019, Sophie Caffe ndodhet edhe në Prishtinë në qendrën tregtare Royal Mall. Për të gjithë vizitorët shqiptarë në Prishtinë , si dhe për të gjithë qytetarët e saj , tani do të kenë një zgjidhje më tepër për të shijuar një kafe të mirë, në shoqërinë e ambientit të ngrohtë të Sophie.
Sigurisht në pikën tonë të parë në Kosovë , nuk mund të ketë asnjë detaj më pak se në Tiranë. Ngjyrat, muzika, komoditeti, stafi mikpritës, ushqimet e shijshme dhe produktet cilësore do të jenë çdo ditë të pranishme dhe për miqtë tanë më të rinj.

Sophie Caffe kujdeset gjithmonë për momente të veçanta kudo që ju jeni.