Vera e Ngrohte dhe Rakia e pjekur janë dy produktet tona të veçanta të ruajtura posaçërisht për periudhën e festave të fundvitit.

Çfarë duhet në netët e ftohta të dimrit? Një gotë verë të ngrohtë në darkë pas pune në një ambjent mikpritës , muzikë relaksuese,disa  miq dhe pse jo pranë një zjarri bubulak tek Sophie pranë Pazarit të Ri. Për ata që janë pak më tepër tradicional kemi sjell rakinë e pjekur të cilën mund ta shoqëroni me copëza molle të thata nga Korça jonë e bukur.

Ne duam që mbrëmjet e fundit të këtij viti t’i kalojmë sa më bukur duke ofruar atmosfere relaksuese dhe mikpritëse në çdo ambjent Sophie, në Korçën të cilën edhe pak e zbardh dëbora, në Vlorën krenare apo në Durrësin e bukur. Kudo që jeni Sophie ju mirëpret për të kaluar festa të gëzueshme së bashku.